VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë
Kanë dalë pamjet nga spitali ku u arratis 41-vjeçari shqiptar Gentian Çipi. Lajmi për arratisjen spektakolare të Çipit nga spitali i Serres në Greqi, bëri bujë në të gjitha mediat vendase. Vizion Plus ka siguruar pamjet nga spitali ku u arratis Çipi një natë më parë. Mbrëmjen e djeshme, 11 shtator, 41-vjeçari ka pretenduar se ndihej keq dhe është transportuar në spital. Persona të maskuar si policë, kanë arritur që të çarmatosin policët grekë që e shoqëronin Çipin të merrin me vete të burgosurin. Më pas u larguan me një automjet në drejtim të paditur. Pas arratisjes, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe të personave që ndihmuan në arratisje. Kontrollet janë përqendruar në zonën përreth Serres,...
Burimi:
javanews.al