VIDEO/ Bulevardi i tejmbushur me gurë dhe gaz lotsjellës, një i ri vrapon dhe futet në Kryeministri
Situata pranë Kryeministrisë tani në mbrëmje është ende e tensionuar, pasi tashmë prej disa orësh Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të Policisë. Përplasjet kanë vijuar përgjatë bulevardit, ku protestuesit kanë fituar terren në disa momente. Bulevardi është tejmbushur me gurë, ndërsa gazi lotsjellës ka përfshirë zonën, duke krijuar situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të rendit. Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës, ku një i ri shihet duke vrapuar dhe duke u futur në ambientet e Kryeministrisë. Rrethanat e këtij veprimi nuk janë ende të qarta. Lexoni edhe: OSBE në Shqipëri mirëpret mesazhin e Presidentit Begaj, bën thirrje për qetësi...
Burimi:
kohajone.com