VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me masat fiskale që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke theksuar se ulja e TVSH-së për ushqimet në 6% dhe heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës duhet të reflektohen drejtpërdrejt te konsumatorët. Në reagimin e tij, Braçe sqaron se ushqimet, si ato të freskëta ashtu edhe ato të fabrikuara, nuk janë tatuar më parë me normën 6% të TVSH-së, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm kjo normë do të jetë 14 pikë përqindjeje më e ulët, sipas tij. Ai i cilëson këto dy masa si ndërhyrje me karakter social, që synojnë të ulin çmimet e ushqimeve dhe kostot e transportit privat, publik e industrial, duke ndikuar në uljen...
Burimi:
javanews.al