VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar pamjet nga incidenti ku mbetet i plagosur një efektiv policie. Deputeti socialist ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale rastin kur një polic mbetet i plagosur si pasojë e përplasjes me protestuesit. Balla thekson, në kuadër të protestës kombëtare, se Shqipëria është i vetmi vend ku, gjatë demonstratave, numri i të lënduarve anon më tepër nga radhët e Policisë së Shtetit sesa nga ato të protestuesve, një rast unik ky për socialistin. Sipas Ballës, protestuesit ankohen për dhunë nga policët, por faktet flasin ndryshe, duke i akuzuar ata se janë dhunuesit e vërtetë në shesh. Postimi i Ballës: “Një tjetër punonjës policie i plagosur në krye të detyrës. Shqipëria është i vetmi vend ku gjatë protestave...
Burimi:
javanews.al