VIDEO/ Azo: Rritja e TVSH-së së përgjithshme do të shtrenjtojë shërbimet dhe mallrat e tjera

VIDEO/ Azo: Rritja e TVSH-së së përgjithshme do të shtrenjtojë shërbimet dhe mallrat e tjera

Gazetarja Dorina Azo, e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’, me moderatoren Klaudja Karabolli në SYRI TV, ka analizuar ndryshimet e paralajmëruara në skemën e taksave, duke u ndalur te TVSH-ja për produktet ushqimore, taksimi i përgjithshëm dhe ndryshimet në taksën e qarkullimit të automjeteve. Azo u shpreh se lista e produkteve ushqimore që do të përfitojnë nga TVSH-ja e diferencuar do të përfshijë 54 produkte, kryesisht artikuj bazë të shportës, si mielli, vaji, orizi dhe produktet e bulmetit. Megjithatë, sipas saj, Shqipëria mbetet shumë më lart se vendet e rajonit për sa i përket nivelit të TVSH-së për ushqimet. Një tjetër çështje e diskutuar ishte taksa e qarkullimit të automjeteve. Azo e vlerësoi pozitivisht heqjen e kësaj takse nga çmimi i karburantit, duke argumentuar se...