Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Asani dhuron spektakël në transfertë, gol dhe asist për të siguruar fitoren
Jasir Asani është treguar spektakolar në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar dhe asistuar ndaj Aniang, ndërsa Guangju fitoi 1 me 2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të dhe Asani u tregua protagonisti absolut. Fillimisht asistoi pas lëvizjes mjaft të bukur që e futi në zonë, kur luhej minuta e 12-të. Më pas shënoi golin e dytë në minutën e 38-të, për të vulosur rezultatin përfundimtar. Asani ka shënuar 6 gola në 18 paraqitje përgjatë kampionatit. Asisti i Jasir Asanit: (VIDEO) Goli i Jasir Asanit: (VIDEO)