VIDEO – Arrestohet 50- vjeçari nga Shkodra, u kap duke kultivuar kanabis në Vilëz të Vau Dejësit…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale ku arrestuan në flagrancë shtetasin:M. D., 50 vjeç, e banues në Shkodër.Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas, ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilëz. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com