Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Victor Osimhen ndan mendjen, zgjedh një nga klubet më të mira në histori për të vazhduar karrierën
4 Korrik 2025 19:49 Telesport Edhe pse Manchester United nuk do të luajë në Kupat e Europës sezonin e ri, Victor Osimhen ka zgjedhur pikërisht “Djajtë e Kuq” si ekipin e ri ku dëshiron të vazhdojë karrierën. Sulmuesi nigerian është rikthyer përkohësisht te Napoli, pas përfundimit të huazimit te Galatasaray, por dihet që për të nuk ka vend në ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, për shkak të marrëdhënieve të acaruar mes palëve. Osimhen duket se është bindur nga projekti i Ruben Amorim dhe ndaj ka zgjedhur Man. United. Gjithsesi, tani vjen pjesa më e vështirë marrëveshja mes dy klubeve,...