Vetmia
Poezi nga Migjeni. Më plak mërzitja që vetmiamë sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m’i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s’kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: – Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingllim që në vetmi po e kaloj – dhe s’po dij a rroj e s’rroj. Sendet heshtin. – sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s’kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com