Vetëm pak minuta reshje shiu, disa rrugë në Lezhë mbulohen nga uji (VIDEO)

Vetëm pak minuta reshje shiu, disa rrugë në Lezhë mbulohen nga uji (VIDEO)

RRESHJE SHIU NE LEZHE LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë grumbullim uji në disa zona të Lezhës mbrëmjen e sotme. Edhe pse shiu zgjati vetëm pak minuta, intensiteti i lartë i tij shkaktoi vështirësi në disa prej akseve të qytetit. Problematika u shfaq pranë Drejtorisë së Tatimeve, në zonën e çerdhes dhe në rrugën e Shëngjinit. Ndërkohë blloku i 11 Janarit dhe bulevardi 'Gjergj Fishta' nuk u prekën nga përmbytjet, ndryshe nga episodet e mëparshme me reshje intensive. Pas pushimit të shiut uji u tërhoq në një kohë të shkurtër përmes rrjetit të kanalizimeve ku së fundmi janë kryer punime për sistemin e ujërave të bardha dhe të zeza. Brenda pak minutash situata u normalizua dhe qarkullimi në qytet vijoi pa probleme të...