Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat
👁5707
Një nga të arrestuarit për shitjen e veshjeve me logo false, është ish-kandidati demokrat Luan Haka. Ky i fundit ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë, pasi mallra kontrabandë u sekuestruan në fshatin Brrar të Tiranës, te Rruga e Arbrit. Burime për tvklan bëjnë me dije se në kërkim është shpallur edhe djali i demokratit, Lindion Haka. Luan Haka, i cili ka kandiduar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021-it për qarkun Dibër, bashkëadministronte me të birin një nga magazinat ku stampoheshin veshjet. Ai ka kandiduar në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale...