Verstappen fiton garën e kaosit në Meksikë, polemika mes pilotëve të Ferrari, Antonelli i treti dhe kampion
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, një nga garat më interesante dhe kaotike të këtij sezoni. Një garë e hapur deri në fund, që nisi dy herë pas ndërprerjes së saj në xhiron e 46-të, kur u aksidentua Valtteri Bottas. Verstappen arriti të fitojë falë përvojës dhe fatit në ristartin e garës, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrari, i dyti. Britaniku e nisi garën nga “pole”, por e humbi atë që në start, pas duelit “rrotë më rrotë” me shokun e skuadrës Charles Leclerc, që sot u klasifikua në vendin e katërt. Dy pilotët e “kokëkuqes” patën polemika në radio, me Hamilton që kritikonte sjelljen në pistë të Leclerc, që...
Burimi:
telesport.al