Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit
Një numër i madh qytetarësh u mblodhën sot në Nish në një kundërprotestë ndaj tubimit të mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, qytetarët fishkëllejnë dhe u drejtojnë thirrje pjesëmarrësve të tubimit të SNS-së. Në vendngjarje ka prani të madhe policore, e cila nuk i lejon protestuesit t’i afrohen vendit ku po mbahet tubimi. Në një moment, protestuesit brohoritën “Largohu, largohu!”, shkruan nova.rs. Mbështetësit e SNS-së u mblodhën me flamuj partiakë dhe shtetërorë, ndërsa nga hapësira ku po zhvillohej tubimi dëgjohej muzikë patriotike. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, mbajti një fjalim para Teatrit Kombëtar në Nish, ku po zhvillohej tubimi i mbështetësve të pushtetit. Rreth orës 11:34, kordoni policor ndaloi studentët, qytetarët dhe veteranët e luftës në...
Burimi:
kohajone.com