Vepra e ndaluar e Petro Markos, një nga arsyet: “Figura e Enver Hoxhës del e dobët”

Vepra e ndaluar e Petro Markos, një nga arsyet: “Figura e Enver Hoxhës del e dobët”

Pothuaj 48 vite më parë, shkrimtari i njohur shqiptar Petro Marko, përballej me censurën. Kishte dorëzuar për botim dramën “Niku i Martin Gjinit” dhe romanin “Një emër në katër rrugë”. Të dyja veprat në fazën e parë i ishin miratuar nga revista “Nëntori”, shkaktuan furtunë një qarqet artistike, pasi u cilësuan gabime ideore jo vetëm veprat në vetvete, por edhe vendimi për t’i botuar ato, duke përfshirë në këtë “mëkat të rrjedhshëm” edhe emra si Fatmir Gjata e Andon Kuqali, të cilët, sipas kohës, nuk kishin qenë të vëmendshëm sa duhet ndaj gabimeve të Markos. Pritej prej këtij të fundit që të shkruante atë që donte pushteti, të tregonte shtypës pushtetin e Zogut, jo siç e kish treguar Marko, por siç mendonte Partia se duhej...