Vendoset gurthemeli i memorialit për Afrim Bunjakun në Banjskë

Vendoset gurthemeli i memorialit për Afrim Bunjakun në Banjskë

24 September, 2026 - 20:22 Në Banjskë është vendosur sot gurthemeli i memorialit që do të mbajë emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023. Sipas njoftimit, memoriali do të jetë pjesë e kujtesës kolektive për Afrim Bunjakun dhe ngjarjen e 24 shtatorit, kur në Banjskë ndodhi sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës. Në njoftim theksohet se historia e asaj dite duhet të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm. Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra gjatë përballjes me grupin e armatosur në Banjskë./KultPlus.com