Vendimi tronditës i Hagës: 81 vite burg për ish-krerët e UÇK! Lumë REAGIMESH-Rama: Marre, Begaj: Trishtim i thellë!

Vendimi tronditës i Hagës: 81 vite burg për ish-krerët e UÇK! Lumë REAGIMESH-Rama: Marre, Begaj: Trishtim i thellë!

ish-kreret e uck TIRANË- Pas një procesi të gjatë gjyqësore, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vite burg, një vendim tronditës që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Figura politike nga Shqipëria dhe Kosova kanë reaguar përmes deklaratave publike pas shpalljes së vendimit: "Marre", ky ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për procesin gjyqësor në Hagë. Rama zgjodhi ta komentojë vetëm me një fjalë krahas një fotografie në rrjetin e tij social "Facebook'. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka quajtur një ditë të rëndë për kombin shqiptar. Krahas flamurit të UÇK-së, Bardhi shkruan se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë...