VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi është dhënë ditën e sotme, ku fillimisht, gjykata e dënoi me 12 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i GJKKO: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Zamir Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1, si dhe...
Burimi:
javanews.al