Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara
Rrjetet kriminale shqiptare në Romë nuk janë më të përqendruara vetëm te trafiku i drogës. Sipas hetimeve italiane, ato kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tyre ekonomik, duke konsoliduar praninë në disa zona të kryeqytetit italian dhe duke depërtuar edhe në sektorë të ekonomisë së ligjshme. Megjithatë, trafiku i narkotikëve mbetet aktiviteti kryesor i këtyre rrjeteve. Prej vitesh, grupet shqiptare dyshohet se kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të furnizimit me shumicë të kokainës dhe marijuanës, ndërsa shitjen në rrugë ua besojnë shpesh shpërndarësve marokenë dhe tunizianë, shkruan media italiane “Huffpost”. Një nga vështirësitë kryesore për autoritetet italiane është identifikimi dhe arrestimi i drejtuesve të këtyre organizatave, të cilët në shumë raste ndodhen në Shqipëri ose në vende të tjera. Ndërkohë, në Itali veprojnë personat e ngarkuar...
Burimi:
javanews.al