Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Protestat në kryeqytet vijojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit. Pasi qëndruan për disa kohë para ministrisë, para pak çastesh protestuesit kanë nisur marshimin për t’u grumbulluar sërish para kryeministrisë. Ditët e fundit protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur tensione për t’u shënuar, teksa u vu re pjesëmarrja e ulët e qytetarëve. Në të njëjtën mënyrë po vazhdon edhe ditën e sotme. Mësohet se 1 mijë forca sigurie janë në gatishmëri në rast tensionesh.