Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vendimi/ Konispoli shpallet Ansambël Arkitektonik Urban
Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një njoftimi publik vuri në pah rëndësinë e këtij vendimi. Konispoli, i njohur për arkitekturën karakteristike me gurë të punuar, rrugicat me kalldrëm, lagjet me emra fisesh dhe banesat tradicionale që datojnë në shekujt XIX dhe XX, tashmë hyn zyrtarisht në hartën e zonave të mbrojtura si pasuri e trashëgimisë...