Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton procedurat e aplikimit, kushtet, kriteret dhe mekanizmat e kontrollit për dhënien e shtetësisë shqiptare atyre shtetasve të huaj që përfaqësojnë një “interes të posaçëm shtetëror”. Ky vendim shoqërohet me ristrukturimin administrativ përmes krijimit të Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë, një ent i ri në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme, që do të menaxhojë të gjithë këtë proces. Sipas vendimit, “interesi i posaçëm shtetëror” vërtetohet kur “cilësitë, aftësitë, rrethanat specifike të dobishme, veprimtaria, private apo publike e [kërkuesit] vlerësohen të tilla për shtetin shqiptar në një fushë të caktuar”. Kjo do të thotë që i huaji duhet t’i përgjigjet “një nevoje konkrete, të zbusë një mangësi konkrete, të sjellë një dobi...
Burimi:
javanews.al