Vendimi i Hagës/ Presidenti Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb në orën 18:30

Vendimi i Hagës/ Presidenti Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb në orën 18:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t'i drejtohet publikut sot në orën 18:30,  me rastin e vendimeve të dhëna për ish krerët e UÇK në Hagë, mëson Tanjug. Gjykata në Hagë i dënoi katër ish-udhëheqësit e UÇK me një total prej 81 vitesh burg. Para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, u shpallën sot vendimet kundër tyre, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata Speciale dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin...