Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Vendimi i Gjykatës Europiane/ Qeveria Meloni: Qendrat në Shqipëri do funksionojnë si paraburgime
Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR. Lajmi është konfirmuar për ANSA, nga burimet qeveritare italiane të intervistuara pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi vendet e sigurta. Që nga prilli i kaluar, në Gjadër ka funksionuar një qendër paraburgimi për riatdhesim, ku mbahen emigrantët e mbajtur në CPR-të italiane. Fillimisht, objekti përdorej për azilkërkuesit që i nënshtroheshin procedurës së përshpejtuar kufitare. Kjo procedurë kërkonte që azilkërkuesit të vinin nga vende të sigurta, dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së vendosi sot për këtë. Gjyqtarët në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian...