Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë këshilluese’, Zaçaj: Ekzekutimi i tyre, një detyrim për të gjitha pushtetet
Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II. Gjatë fjalës së saj, magjistratja Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme. Kryetarja e GJK-së theksoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet. “Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet”, theksoi Zaçaj. Ajo u shpreh se përpjekjet për të...