Vendim historik në SHBA: Këshilli i Qytetit të New York-ut njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Data 28 Nëntor do të shënohet zyrtarisht edhe në kalendarin e qytetit të New York-ut. Këshilli Bashkiak ka votuar një rezolutë të posaçme që njeh Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke çmuar njëherësh historinë dhe rolin e komunitetit shqiptar në metropolin amerikan. Rezoluta mori miratimin më 19 nëntor 2026, pas nismës së ndërmarrë nga këshilltarja Amanda C. Farías, e cila u mbështet në këtë propozim edhe nga tre anëtarë të tjerë të Këshillit të Qytetit: Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano. Me këtë akt zyrtar, institucionet e New York-ut nderojnë aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si dhe kontributin e vazhdueshëm që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të qytetit. Rrënjët e komunitetit...
Burimi:
javanews.al