Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Policia ka shoqëruar një protestues pas përplasjeve të shënuara në protestën e së dielës para Kryeministrisë. Protesta nisi në mënyrë paqësore me marshimin e protestuesve nga sheshi Skëndebej për tu grumbulluar para kryeministrisë. Disa protestues kanë hedhur kapsolla para kryeministrisë çka soll reagimin e forcave të FNSH të vendosur para godinës së qeverisë të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë protestuesit. Protestuesit nisën të hidhnin edhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë në bulevard. Policia reagoi duke përdorur ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit.