VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

Protestat që nisën disa muaj më parë në emër të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit kanë pasur së fundmi edhe një pjesëmarrës të pazakontë: një gomar. Disa prej protestuesve kishin zgjedhur të sillnin kafshën në shesh, me sa duket për ta përdorur si pjesë të simbolikës së manifestimit. Por, siç shihet në pamjet e videos, gomari është larguar me vrap nga turma. Episodi merr një kuptim disi ironik po të kujtojmë se pikënisja e kësaj lëvizjeje ishte pikërisht mbrojtja e natyrës dhe e faunës në zonën e Nartës. Se çfarë kontributi pritej të jepte gomari në artikulimin e kërkesave të protestuesve, mbetet e paqartë. Nga pamjet, të paktën, duket se ai kishte më shumë interes të largohej nga protesta.