Vendi nën pushtetin e flakëve! Forca të shumta në letër, por logjistikë e pamjaftueshme në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri në të gjithë vendin, 11 prej të cilave vijojnë të mbeten aktive, ndërsa 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht. Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa operacionet janë mbështetur edhe nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe një avion Air Tractor. Megjithatë, përballë përhapjes së zjarreve dhe nevojës për ndërhyrje të shpejtë, situata ka nxjerrë sërish në pah problemet e kapaciteteve të emergjencave civile. Vonesat në ndërhyrje, vështirësitë për të mbërritur në vatra të izoluara dhe mungesa e mjeteve të mjaftueshme për të përballuar njëkohësisht disa vatra zjarri mbeten një problem serioz në menaxhimin e situatave emergjente. Fakti që në të njëjtën...
Burimi:
gijotina.com