Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Emilian Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme, ka vlerësuar mbështetjen e strukturave shtetërore për trajtimin mjekësor dhe transportimin e të vëllait drejt Romës. Në një prononcim për Klan News, ai ka bërë të ditur se transportimi drejt Italisë u realizua me një avion të posaçëm, me mjekë të dedikuar për të garantuar udhëtimin e sigurt të të plagosurit.“Kemi pasur një avion të posaçëm për këtë punë, me mjekë që ishin kastile për pjesën e vëllait”, është shprehur Emilian Vishkulli. Ai theksoi se familja ka marrë mbështetjen e nevojshme nga institucionet shtetërore, të cilat janë angazhuar për të siguruar transportin dhe për të përballuar nevojat e deritanishme të trajtimit. “Për çdo lloj gjëje, ne...
Burimi:
argjiroja.net