Veliaj thyen heshtjen pas transferimit në Fier: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit

Veliaj thyen heshtjen pas transferimit në Fier: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit

erion veliaj Erion Veliaj ka reaguar lidhur me transferimin e tij në burgun e Fierit duke kundërshtuar vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ta cilësuar si sekret shtetëror motivin e zhvendosjes. Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se autoritetet kanë vonuar dhënien e këtij shpjegimi dhe se mosvënia në dispozicion e aktit e pengon atë të kundërshtojë vendimin përmes rrugëve ligjore.Në reagimin e tij Veliaj thekson se kanë kaluar 31 orë deri në momentin kur autoritetet kanë bërë të ditur se vendimi klasifikohet si sekret. Ai kërkon që Drejtoria e Burgjeve të bëjë publik autorizimin që i lejon këtij institucioni të klasifikojë vendimin si sekret shtetëror. Duke iu referuar rregullave për klasifikimin e informacionit Veliaj argumenton se një kompetencë e tillë duhet të mbështetet në...