Veliaj thellon kaosin në bashki dhe sfidon kryeministrin: Rikthen në detyrë njeriun që i shkarkoi Rama
Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit, e cila mbante postin e kryetares së komanduar, Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen. Ristani e cila njihej si e besuara e Ramës në bashki u shkarkua pak ditë më parë nga Veliaj. Kryebashkiaku i burgosur i ka bërë, sot, një tjetër sfidë Ramës duke rikthyer në detyrë Alban Dokushin, i cili ishte shkarkuar nga detyra që mbante në bashki me urdhër të Ramës. Largimi i Eldi Hoxhës vjen menjëherë pas ndryshimeve të ndërmarra nga drejtuesi i Bashkisë së Tiranës. Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm...
Burimi:
syri.net