Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është transferuar këtë të mërkurë në paraburgimin e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier. Vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e Burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse.
Burimi:
kohajone.com