Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me një deklaratë të gjatë, ku mohon akuzat se ka organizuar apo financuar protestat, duke sfiduar kryeministrin Edi Rama të paraqesë prova për këto pretendime. Veliaj shprehet se nuk pranon të cenohet dinjiteti i tij, ndërsa akuzon kreun e qeverisë se ka më pak dinjitet se ai. Në reagimin e tij, ai ka publikuar edhe përmbajtjen e një letre, që sipas tij, përshkruan të vërtetën e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe pretendimet për presione ndaj tij lidhur me çështjen penale dhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Reagimi i plotë: Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim....
Burimi:
argjiroja.net