Veliaj, Bllako, Beqaj dhe Çyrbja shmangin votimin me kamera në burgun e Durrësit

Veliaj, Bllako, Beqaj dhe Çyrbja shmangin votimin me kamera në burgun e Durrësit

Gazetarja e Vizion Plus, Elona Gjylmi, e cila po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Durrës raporton se në burgun e Durrësit kanë të drejtë vote 200 persona. 50 të tjerëve u është hequr e drejta për shkak të ligjit të dekriminalizmit. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit prej 10 shkurtit nuk ka votuar në prani të kamerave. Gjithashtu, votimin në prani të kamerave e kanë shmangur edhe Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja. Ndërsa Lulzim Berisha ka votuar paraditen e sotme.
Burimi: Vizionplus.tv