Vdekja tragjike e nënës shtatzënë dhe punonjësve në Vaun e Dejës/ Hoxhaj: Shëndetësia po merr jetë njerëzish

Vdekja tragjike e nënës shtatzënë dhe punonjësve në Vaun e Dejës/ Hoxhaj: Shëndetësia po merr jetë njerëzish

Një seri ngjarjesh tragjike kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit, duke nxjerrë në pah një realitet të ashpër të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Humbja e jetës së një nëne 37-vjeçare shtatzënë së bashku me foshnjën e saj, si dhe vdekja e dy punonjësve të shtetit në Vaun e Dejës, kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë e jetës dhe funksionimin e emergjencave mjekësore. Në Vaun e Dejës, për një autoambulancë u desh të pritej një orë e gjysmë të vinte nga Shkodra, ndërkohë që pacienti luftonte me vdekjen. Mjeti i urgjencës i ndodhur në zonë ishte totalisht jashtë funksionit, duke qëndruar si një dëshmi e qartë e neglizhencës shtetërore. Teksa shpesh gishti i fajit drejtohet menjëherë te bluzat e bardha, ekspertët theksojnë se mjekët...