VD-Grabitet me armë zjarri ‘Raiffeisen Bank’ te kompleksi KIKA në Tiranë, autori i maskuar në arrati
TIRANË-Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e sotme në një filial të bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka kryer grabitjen. ZËRI ka siguruar pamjet teksa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Hetimet kanë nisur dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Blutë njoftojnë se grabitja ka ndodhur rreth orës 10:45, ndërsa ende nuk bëhet e ditur shuma e parave të vjedhura. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një...
Burimi:
zeri.ai