Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vatikan/ Imzot Gjergj Meta takon Papën, e fton të vizitojë Shqipërinë
👁6004
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, përshëndeti sot Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë.