Vasseur: Disiplinë nga të dy pilotët, në Katar synojmë rezultat solid me të dyja makinat

Vasseur: Disiplinë nga të dy pilotët, në Katar synojmë rezultat solid me të dyja makinat

26 Nëntor 2026 11:59 Telesport Stuhia e krijuar gjatë garës së fundit në Las Vegas për momentin ka kaluar, ndonëse nuk është lënë plotësisht pas. Me garën e radhës të Formula 1 në Katar, që zhvillohet këtë fundjavë, shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, synon të rikthejë qetësinë, duke u kërkuar të gjithëve disiplinë. “Shkojmë në fundjavën e Katarit të vendosur për t’u përgjigjur si ekip dhe për të performuar në nivelin që presim nga vetja,” u shpreh shefi i skuadrës me bazë në Maranello. Duke iu referuar pistës së Lusail, ai theksoi: “Ajo paraqet karakteristika shumë të ndryshme krahasuar me Las Vegas, duke filluar nga sekuencat e gjata të kthesave me shpejtësi të lartë”. “Për më tepër, kufizimi prej 27 xhiros për set gomash do...