Di Livio këshillon Juventusin: Merr Sorloth për sulmin, “Europa League” duhet të jetë objektivi prioritar
Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio, ka analizuar situatën e bardhezinjve dhe nevojën për të rikthyer një grup të fortë lojtarësh italianë, që të përcjellin vlerat dhe mentalitetin e klubit. “Ciklet fituese të Juventusit janë ndërtuar gjithmonë rreth një bërthame lojtarësh italianë. Mentaliteti i duhur nuk krijohet brenda një dite. Juventusi duhet të gjejë mënyrën për të rindërtuar një grup, mundësisht me italianë, që t’u transmetojë të ardhurve vlerat dhe mentalitetin e duhur”, – deklaroi ai për “La Stampa”. Për sulmin, Di Livio sugjeroi dy emra: “Mendoj se Sorloth ose Scamacca mund ta plotësojnë siç duhet repartin ofensiv. Do të më pëlqente veçanërisht norvegjezi në Torino. Ka përvojë ndërkombëtare dhe karakteristikat që i duhen Spallettit”. Sa i përket “Europa League”, ai ishte i prerë: “Duhet...
Burimi:
telesport.al