Mourinho po ndjek “hijen” e vet te Real Madridi. 10 fitore radhazi, edhe 5 hapa drejt rekordit historik

Mourinho po ndjek “hijen” e vet te Real Madridi. 10 fitore radhazi, edhe 5 hapa drejt rekordit historik

Fitorja 5-1 e Real Madridit ndaj PSV-së prodhoi një sërë statistikash mbresëlënëse. Fitoret me rezultat të thellë kanë këtë efekt shumëfishues, sidomos kur bëhet fjalë për një klub me historinë europiane të Real Madridit. Gjithsesi, forma aktuale e skuadrës së Mourinhos të çon vazhdimisht në të kaluarën. Me suksesin ndaj holandezëve, Reali iu afrua zonës së tetë skuadrave më të mira të Champions League dhe regjistroi fitoren e dhjetë radhazi, diçka që nuk e arrinte brenda të njëjtit sezon që nga viti 2021. Pasqyra e Ancelottit – Përmbysja ndaj PSV-së, me Realin që dominoi pjesën e dytë, sjell ndër mend skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti pesë vite më parë. Ai Real e përfundoi sezonin duke fituar dy trofe: La Liga-n dhe Champions League. Edhe...