’Vargjet e mia s’janë shpend krahlehtë’
Poezi nga Mark Krasniqi Vargjet e mia s’janë shpend krahlehtë,Që lart flut’ron n’hap’sirë të qiellit;Ato nuk janë as hënë e zbehtë,As s’janë shkëlqim i rrezes së diellit. Vargjet e mia kanë mbirë n’këtë tokëMe bar e hithra, me lule e ferra;Ato jehojnë si përroi n’bokë,Si ftoit të vjeshtës i vjen era. Kënga ime s’është zanë nga përralla,As fjalë e modës, as det pa fund;Ajo s’këndon punë të mëdha e t’rrallaPor njerëz të thjeshtë që veshin zhgun./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com