Valverde trajtim special nga Murinjo, Liverpul përgatit transferimin në ‘Anfield’
Me spostimin që Murinjo i ka bërë Fede Valverde-s në pozicionin e mbrojtësit të djathtë duket se lojtari nga Uruguai i ka dhënë Real Madridit më shumë ekuilibër dhe ka lejuar një lojtar shtesë krijues në mesfushë ose sulm. Mediat e shohin ‘rrugës’ për te Reds. Liverpul është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federiko Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për të siguruar transferimin e tij në afatin kalimtar të verës. Objektivi kryesor i Liverpulit është një mesfushor që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Alexis Mac Allister, shkruan fichajes.net. Ssanjollja i referohet Football Insider, bordi i Anfield-it që sipas saj po e ndjek këtë mundësi me kërkesë të shprehur të trajnerit Andoni Iraola për të adresuar...
Burimi:
sportiim.al