Vallet ilire dhe ndërlidhja me vallet tradicionale shqiptare

Vallet ilire dhe ndërlidhja me vallet tradicionale shqiptare

VALLET Përmendëm më parë urnën nga Ribiqi, në të cilën është gdhen dur një vizatim që paraqet një kolonë prej pesë grash që mba hen dorë për dore. Kjo është paraqitja më e lashtë e një valleje, bile të valles mortore në trollin ilir. Paraqitje vallesh të ngjashme mortore do të gjejmë më vonë në monumentet ilire të periudhës romake, për shembull në monumentin e varrezës në vendin Koplik të Shqipërisë së Veriut. Shumë paraqitje të tjera të vallëzuesve në monumentet parahistorike dhe ato romake dëshmojnë rëndësinë e valles në jetën e ilirëve. Megjithatë, nga ato pamje mund të më sohet fare pak për karakterin e valleve ilire, për format e tyre, e veçanërisht prej atyre pamjeve vështirë mund të shihen ndryshi met regjionale ose...