Valiev, medalisti i parë olimpik shqiptar, shpallet kampion bote në Gjermani

Valiev, medalisti i parë olimpik shqiptar, shpallet kampion bote në Gjermani

Chermen Valiev, mundësi 26-vjeçar dhe medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke dhuruar suksese të reja për flamurin kuqezi. Në Kampionatin Botëror të Forcave Ushtarake, të zhvilluar në Warendorf të Gjermanisë, Valiev triumfoi duke fituar medaljen e artë dhe duke u kurorëzuar kampion bote.Ky sukses vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për sportistin shqiptar, i cili ka treguar përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm në çdo garë. Valiev tashmë ka shkruar historinë e sportit shqiptar me medaljen e bronzit të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe titullin kampion evropian të fituar vetëm pak...
Burimi: Diasporashqiptare.al