Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Valë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës, ikin zv.kryetarët, administratorët e njësive vendore dhe drejtorët
Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, ka pasur një valë dorëheqjesh edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës. Raportohet se pas mbledhjes me kryebashkiakun Kristin Shkeli kanë paraqitur dorëheqjen 3 zv.kryetarët, administratorët e njësive vendore dhe drejtorët. Largimet e drejtuesve të lartë të institucioneve vendore vijnë pas porosive të kryeministrit Edi Rama për rifreskim të Bashkive. Kreu i qeverisë dha gjithashtu ultimatum për dorëheqje deri ditën e hënë të të gjithë administratorëve të njësive vendore.