Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vajza vrau babain në Fier, pas vajzës dhe gruas, arrestohet edhe bashkëpunëtori i 26-vjeçares
Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj. Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares. Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Çlirim Dogani 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit...