Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Policia e Fierit ka ekzekutuar 14 masa sigurie për persona të dyshuar për ushtrimin e veprimtarive financiare pa licencë. Për 11 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa për 3 shtetase të tjera janë vendosur masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Në operacionin “Transaksioni 2” u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit: Etland Dhamo, Hasan Shametaj, Enis Ikonomi, Admir Iljazi, Laurenc Toska, Luan Zenelaj, Fatmir Dervishaj, Viktor Binaj, Denis Arapi, Rinush Stavri dhe Çlirim Sino. Gjatë kontrolleve në banesat dhe njësitë tregtare të personave nën hetim, policia sekuestroi 4 461 000 lekë, 92 390 euro, 8 215 paund, 19 022 dollarë dhe 220 franga. Gjithashtu, në banesën e njërit prej...