Ushqimet që mund t’ju prishin gjumin dhe të ndikojnë në ëndrra

Ushqimet që mund t’ju prishin gjumin dhe të ndikojnë në ëndrra

Një gotë qumësht i ngrohtë para gjumit shpesh konsiderohet si një mënyrë për t’u qetësuar dhe për të fjetur më mirë, por një studim i ri sugjeron se te disa persona produktet e qumështit mund të kenë efektin e kundërt. Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes cilësisë së dobët të gjumit dhe konsumimit të ushqimeve në orët e vona të mbrëmjes, veçanërisht produkteve të qumështit, ëmbëlsirave, ushqimeve pikante dhe mishit. Studimi sugjeron gjithashtu se personat me intolerancë ndaj laktozës mund të jenë më të prirur të raportojnë gjumë të shqetësuar dhe ëndrra të këqija pas konsumimit të ushqimeve para gjumit. Më shumë se 1,000 studentë u përfshinë në studim Në studimin e publikuar në revistën “Frontiers in Psychology” morën pjesë 1,082 studentë, me një moshë...