Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, anashkalohet Serbia dhe Bosnja

Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, anashkalohet Serbia dhe Bosnja

Komisioni Evropian njoftoi të premten se Presidentja Ursula von der Leyen do të mungojë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë udhëtimit të saj në Ballkanin Perëndimor midis 30 shtatorit dhe 2 tetorit, duke përmendur zgjedhjet e ardhshme në të dy vendet. “Në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi, presidentja synon t’i vizitojë këto vende në një datë të mëvonshme”, tha të premten një zëdhënëse e Komisionit, Arianna Podesta. Gjatë udhëtimit, Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me udhëheqës dhe do të shqyrtojë projektet e financuara nga BE-ja. Pas njoftimit të BE-së, Presidentja e Serbisë la të kuptohej se zgjedhjet e afërta nuk ishin...