Urdhri i Ramës, edhe në Kamëz japin dorëheqjen drejtorët e kryetarët e njësive

Urdhri i Ramës, edhe në Kamëz japin dorëheqjen drejtorët e kryetarët e njësive

Drejtuesit e Njësive Administrative dhe drejtorët e Bashkisë Kamëz kanë depozituar dorëheqjet e tyre duke i hapur rrugë emrave të rinj dhe energjive të reja në administratën vendore. Tashmë pritet që kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli të pranojë dorëheqjet dhe të emërojë drejtues të rinj në pozicionet përkatëse. Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Burimi: Sot.com.al